Projektili balistik, i cili sot u gjuajt nga Jemeni drejt kryeqytetit saudit Riad, ishte hasur vetëm disa sekonda para se ta godasë pallatin mbretëror, lajmëroi televizioni saudit, Al Arabia.

Banorët e kryeqytetit saudit Riad dëgjuan shpërthim të fuqishëm dhe shumë prej tyre publikuan fotografi nga tymi i bardhë mbi qytet, ku sistemi antiraketor saudit e goditi projektilin balistik.

Kryengritësit shiitë jemenas huthë kumtuan se kanë gjuajtur raketë balistike drejt Riadit dhe konfirmuan se projektili ishte drejtuar drejt pallatit Al Jamama të mbretit saudit Salman. Nuk ka pasur të lënduar gjatë sulmit.

Armata saudite është e pajisur me sisteme antiraketore amerikane “Patriot”, të cilat shërbejnë për hasje të raketave balistike.

Në fillim të nëntorit, armata saudite hasi raketë e cila ishte lansuar drejt aeroportit ndërkombëtar në Riad, sërish nga territori i huthëve në Jemen.

ријад пресретнат проектил1

Irani dhe Arabia Saudite janë të përzier në luftën qytetare në Jemen, ku iranianët u ndihmojnë huthëve, përderisa Arabia Saudite e furnizon me armë dhe intervenon ushtarakisht në anën e Qeverisë jemenase ku dominojnë sunitët.

Huthët u kërcënuan se do të kryejnë sulme ndaj Arabisë Saudite në mënyrë që të hakmerren për rolin e saj në luftën qytetare në Jemen.

Ambasadorja amerikane në KB, Niki Hejli kohë më parë duke folur  për raketën që ishte gjuajtur drejt aeroportit në Riad muajin e kaluar, akuzoi se bëhet fjalë për projektil të prodhimit iranian, i cili u ishte dërguar huthëve.