Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme – Sektori për çështje të komunikacionit, në pajtim me kompetencat dhe ingerencat ligjore i njofton qytetarët e Komunës së Çairit që janë pronarë të automjeteve të vjetra ose të prishura dhe jashtë përdorimit të cilët janë parkuar në sipërfaqe publike më saktë në shtigjet për këmbësorë dhe parkingjet publike, duhet t’i largojnë këta automjete meqenëse do të bartin pasoja ligjore.

Të dyja institucionet gjatë periudhës në vijim planifikojnë të ndërmarrin masa për pronarët e këtyre automjeteve, në pajtim me dispozitat ligjore.

Njëherit ju informojmë se në territorin e Komunës së Çairit pas kontrollit të kryer nga ana e inspektoratit kompetent komunal, janë regjistruar 26 automjete të vjetra ose të prishura dhe jashtë përdorimit të cilat janë fotografuar dhe është shënuar vend lokacioni i tyre.