Pas shqyrtimit të 279 amandamenteve në Komisionin për Financa dhe Buxhet, sot buxheti shtetëror për vitin 2018 do të vihet në shqyrtim në Komsisonin Ligjvënës-juridik, njofton Portalb.mk.

Komisioni për financim dhe buxhet dy ditë para afatit përfundimtar, të enjtën e përfundoi debatin për amendamentet për propozim buxhetin për vitin 2018 dhe prej gjithsej 279 amendamenteve të dorëzuara prej opozitës i miratoi gjashtë prej të cilave katër prej deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët nuk ishin të pranishëm gjatë gjithë debatit.

Prej katër amendamenteve të VMRO-DPMNE-së dy janë pranuar plotësisht, ndërsa dy janë ndryshuar në pjesën e financimit.

Komisioni i pranoi amendamentet për subvencione për stufa me peleta, për ZZHTI në Kumanovë, për ndërtimin e sistemit kolektor në Negotinë, për zgjidhjen e problemit me deponinë në Strugë dhe për ndërtimin e një parku për fëmijë në Nerez të Shkupit.

Pas përfundimit të debatit për amendamentet në Komision, propozim buxheti përsëri kthehet në shqyrtim në Qeveri me ç’rast do të vihet në seancë kuvendore.

Mospjesëmarrja në debatin për buxhet, për VMRO-DPMNE-në paraqet protestë kundër parabrugimeve dhe arresteve shtëpiake të pjesëtarëve të saj për sulmet e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë./Gazeta Express/