Buxheti i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin 2018 arrin 1.486.050.000 denarë që është për tre herë e gjysëm më shumë krahasuar me atë paraprak, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve, gjegjësisht 1.19 miliardë denarë do të shkojnë për financim të MRT-së, RDM-së dhe ASHMAA, njoftoi sot në konferencë për media ministri dikasterial Damjan Mançevski.

“Me këtë siguruam, para se gjithash, financim stabil dhe të pavarur të këtyre tre faktorëve nga veprimtaria radiodifuzive. Ky financim i qëndrueshëm MRT-së do t’i jepet mundësi për zhvillim të politikës autonome dhe të pavarur redaktuese”, theksoi Mançevski.

Lidhur me projektet strategjike me mbështetje të BE-së dhe vende të tjera mike të Maqedonisë si dhe me pjesën e buxhetit nga programi zhvillimor në vlerë prej 146 milionë e 540 denarë në tre projekte kapitale, qëllimi i të cilave është modernizimi  dhe digjitalizimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin.

Bëhet fjalë për projektin për Regjistrin qendror elektronik të popullsisë, portal të ri kombëtar për e-shërbime, i cili do ta rrisë numrin e shërbimeve elektronike për qytetarët, si dhe investimin në sistem-sallë të re më të sigurt ku në një vend do të vendosen pjesa më e madhe e pajisjeve të Ministrisë e cila është me rëndësi nga aspekti i sigurisë kombëtare dhe siguria e të dhënave private të qytetarëve.

Në pjesën e reformave të administratës publike, theksoi se është përpiluar Strategji për reforma të administratës publike e cila duhet të dërgohet deri te Qeveria para përfundimit të këtij vitit, i shoqëruar me plan përkatës veprimi dhe buxhet. Në përgjithësi përqendrimi në vitin  2018, theksoi Mançevski, do të vendoset në dixhitalizimin si pjesë kyçe e cilësdo reforme të administratës në shekullin 21.

“Qëllimi i modernizimit dhe dixhitalizimit të administratës nuk është vetëm angazhimi deklarativ, por përkushtimi real i Ministrisë. Në Buxhetin për vitin 2018 është planifikuar kjo të arrihet përmes përsosjeve profesionale dhe trajnimeve të nëpunësve administrativ, investime standardet për cilësi (ISO) dhe në menaxhimin e tij (CAF). Komponenta zhvillimore në buxhet është projektuar në mënyrë optimale në projekte produktive me qëllim të shërbimeve më të lira dhe më të thjeshta për qytetarët dhe biznesin”, tha Mançevski.

Ai e paralajmëroi edhe mbajtjen e IT-samtit të parë të vendeve nga Ballkani Perëndimor organizator i të cilit do të jetë Maqedonia në pranverë të vitit 2018. Në samit pritet prezencë e liderëve polikë nga Ballkani dhe BE-ja, si dhe liderë të IT industrisë dhe mediave globale.