Amine Gulse, duket se është shkaktarja që Ozil ka nisur të rigjejë atë formën e dikurshme.

Mesut Ozil realizoi golin që i dha fitoren Arsenalit në “Emirates” ndaj Newcastle United, me skuadrën e Wenger që mbetet një pikë larg zonës Champions në Premier.

Menjëherë pas këtij takimi futbollisti turko-gjerman nxitoi t’ia dedikonte këtë gol të dashurës së tij, modeles turke, Amine Gulse, duke postuar një mesazh dashurie në rrjetet sociale.

Marrëdhëniet e çiftit kanë qenë me ulje-ngritje muajt e fundit, por te “Topçinjtë” shpresojnë që bukuroshja Amine të ndikojë pozitivisht në paraqitjet e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit, sigurisht duke nisur që nga sfida direkte e kësaj fundjave me Liverpoolin po në “Emirates”