Bujqit që gjatë vitit do të shesin produkte në vlerë prej mbi 1 milion denarë, që është rreth 16 mijë euro, do t’u kthehet tatimi personal. Nga Ministria e Bujqësisë, thonë se nuk ka asnjë mundësi që bujqit të mos e paguajnë aspak këtë tatim. Arsyeja për këtë është nevoja të regjistrohet puna e tyre, por paratë e paguara do tu kthehen.

Kjo do të thotë se rreth 65,000 bujq në fillim të çdo viti në llogarinë e tyre do të marrin një shumë të barabartë me tatimin e mbajtur”, tha Ministri i bujqësisë, Lupço Nikolovski.

Pritet që shkaku i kësaj mase, te bujqit në nivel shtetëror të mbeten shtatë milionë euro. Ata nuk do të kenë ndonjë detyrim të paraqesin deklarata tatimore, këtë do ta bëjë blerësi në emër të tyre. Nga Ministria thonë se kjo është një pagesë e tërthortë dhe se është në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Ata deklarojnë se me masën e rimbursimit më në fund do të bëhet evidencë se cilët bujq e kanë këtë biznes kryesor, sa është prodhuar nga një kulturë e veçantë, si dhe me çfarë çmimi është shitur.