Prokurori Gavril Bubevski nga PSP pret të enjten të fillojë debati kryesor për rastin “Total”.

Sipas tij, në seancën e sotme është treguar se gjykata në mënyrë konsekuente i zbaton dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe se tenton të krijojë kushte për fillimin e debatit kryesor.

“Mendoj se më 7 dhjetor do të fillojë debati kryesor”, deklaroi Bubevski pas përfundimit të seancës së sotme.

Ai theksoi se mbrojtja edhe sot i është referuar regjistrimeve se janë furnizuar në mënyrë të paligjshme dhe shtoi se për këtë është i njohur qëndrimi i Prokurorisë Publike.

“Mbrojtja referohet se disa prova janë mbledhur në mënyrë të paligjshme dhe kërkon seancë para seancës në të cilën do t’i paraqiste  argumentet e saj. Ndërkaq, gjykata tha se ka vlerësuar se nuk ka nevojë për një seancë të këtillë dhe se të gjitha vërejtjet do të kenë të drejtë t’i paraqesin në debatin kryesor”, tha Bubevsk