Në Bruksel, në kuadër të ditës së dytë të punës në Këshillin Evropian, sot do të mbahet takim i kryeministrit grek Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel, kryetarit të Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryeministrit bullgar, Bojko Borisov.

Në takim, katër liderët do të bisedojnë për marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë dhe problemin me refugjatët.

Cipras dje e përshëndeti faktin që Bashkimi Evropian, veçanërisht Gjermania dhe Bullgaria iu përgjigjën Turqisë lidhur me kërkesën e presidentit Rexhep Taip Erdogan për rishikimin e Marrëveshjes së Lozanës.