Kryeministrja e e Britanisë së Madhe përmes një komunikate ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit të Amerikës, Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

“Britania e Madhe nuk është dakord me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May në një komunikatë.

Lidhur me vendimin e Trump kanë reaguar edhe shtetet evropiane ku është kundërshtuar vendimi i Trump.

Trump sot ka kërkuar që ambasada e SHBA-së në Izrael të zhvendoset dhe të nderohet në Jerusalem./