Claudio Bravo nuk është aspak i kënaqur me trajnerin e tij Pep Guardiola

Portieri kilian, Claudio Brvo ka treguar haptazi pakënaqësinë me trajnerin Pe Guardiola, i cili e përdor vetëm në ndeshjet e kupës, pasi para tij preferon brazilianin Ederson.

Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Leicester në Carabao Cup ku Bravo priti dy penallti dhe dërgoi skuadre e tij në gjysmëfinale, Guardiola shkoi ta festonte me të.

Por, Bravo nuk e përfilli fare, duke shprehur pakënaqësi në fytyrën e tij.

Pavarësisht kësaj, trajneri katalonas dukej shumë i lumtur dhe po festonte me gjithë lojtarët e tij.