Komunikacioni nëpër shtet po zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa në viset më të larta dhe nëpër rrugë të thata nëpër viset më të ulëta. Borë e dobët po bie në Kodrën e Diellit, ku në disa vende ka mbetje nga bora e qullët nëpër rrugë, informon NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Nëpër gryka dhe fushëgropa është e mundur paraqitja e rrëshqitjes së dheut, posaçërisht në akset Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostibar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe aftësim të shpejtësisë me kushtet në rrugë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe po i mbajnë të gjithë akset e rrugëve të kalueshme.