Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më ftohtë me reshje lokale të borës, sidomos në perëndim. Do të fryjë erë mesatare veriore.

Nën ndikimin e masës së ftohtë të ajrit prej nesër deri të premten moti do të jetë stabil dhe shumë i ftohtë me erë mesatare veriore.

Temperatura e mëngjesit e këtyre ditëve do të ulet në interval prej -10 deri -3, ndërsa e ditës do të lëvizë rreth zeros.