Edhe pse në fushë mbrojtjen e Juventusit e ka marrë në dorëzim një BBC e re (Barzagli, Benatia, Chiellini), jashtë saj ata të tre nuk ndahen nga njëri-tjetri.

Bonucci, Barzagli dhe Chiellini janë fotografuar së bashku në një restorant në Torino, dhe i pranishëm ishte edhe një tjetër lojtar i Juventusit, Claudio Marcizio.

A i mungojnë Leos shokët dhe ekipi i vjetër? Kjo nuk dihet, por ajo që dihet është që mes të treve ekziston ende miqësia e dikurshme edhe pas largimit të Bonuccit drejt Milanit.