“Mendoj që në momentet e vështirësisë së madhe, kur je në fushën e lojës, koka të ndihmon shumë sepse atje ku nuk arrin me këmbët mund të shkosh me trurin. Në këto muaj kam pasur shumë vështirësi në këtë aspekt, sepse kisha në mendje shumë mendime dhe fiziku im nuk ishte në kushtet optimale.” Në një intervistë të gjatë për “Forza Milan”, Leonardo Bonucci flet për muajt e parë në klubin e AC Milan, që nuk kanë shkuar ashtu si klubi, tifozët dhe ai vetë dëshironte…

“Jam i sigurt se në ndeshjet e ardhshme gjithsecili nga ne do të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe do ta rikthejmë Milan në nivelet që i takon”

“Të dy gjërat janë së bashku, – thotë sërish mbrojtësi. – Më çuan te disa paraqitje shumë të dobëta në krahasim me të kaluarën. Pas skualifikimit dy javor punova në aspektin fizik dhe psikologjik dhe arrita të shprehem ashtu si doja që në fillim. Jam dakord me Gattuso kur thotë se këmbët dhe koka shkojnë në lidhje me njëra-tjetrën, por në momentet e vështirësisë është truri ai që të shtyn të japësh diçka më shumë. Besoj se gjërat te Milan do të rregullohen në të ardhmen.”