Bomba që shpërtheu në makinën e gazetares investigative malteze, Dafne Karuna Galicija, mund të jetë aktivizuar duke telefonuar nga një anije në brigjet e vendit ishullor.

Kjo u bë e ditur nga hetuesi kryesorë për këtë rast, Kit Arnaud, ndërsa gjykata ka gjetur provat e para kundër tre të dyshuarve për vrasje.

Karuna Galicija, 53 vjeçare, e cila njihej si “një luftëtare” kundër korrupsionit në vend, u vra më 16 tetor në një shpërthim me bombë, që ishte vendosur nën makinën e saj pranë shtëpisë së saj në fshatin Bidni.