Ish kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Majkëll Blumberg sot deklaroi se shpreson se presidenti francez Emanuel Makron do të mund ta ndryshojë mendimin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për Marrëveshjen për ndryshimet klimatike prej vitit 2015, prej të cilit Uashingtoni ka hequr dorë.

Blumberg në fjalimin në Samitin për ndryshimet klimatike nën emrin “Një planet”, dy vite pasi është arritur Marrëveshja nga Parisi, potencoi se vendimi i Trampit që të tërhiqet nga Marrëveshja, ka shtyrë shumë njerëz në aksion.

Ai si shembull e ka përmendur koalicionin e sipërmarrësve nga sektori privat nën emrin “Betimi i Amerikës” dhe i cili dëshiron t’i përmbahet qëllimeve të vendosura në Marrëveshjen e Parisit. Blumberg pohon se “Betimi i Amerikës” e paraqet gjysmën e ekonomisë amerikane.

“Gatishmëria për ndryshim të mendimit është karakteristika e njerëzve inteligjentë, me vetëbesim dhe të sinqertë”, tha Blumberg.