Një gomone që transportonte drogë drejt Italisë është bllokuar nga autoritet italiane mbrëmjen e sotme dhe 3 skafistë shqiptar janë arrestuar.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare nga policia shqiptare që bën me dije se “pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincë në Leçe)”.

Aksioni

Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjeke të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar mjetin lundrues në pjesën e poshtme të Adriatikut, shtojnë të njëjtat burime.

Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë.

Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm “fuoribordo” ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë. Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma.

“Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane”, njofton Policia, ndërkohë në mediat italian ende nuk është pasqyruar aksioni i “Guardia di Finanza-s”.