Blerim Sejdiu në shkelje flagrante të ligjeve, në një hark kohor prej vetëm 34 ditë qeverisje, shkarkon nga detyra drejtorin e tretë me rradhë, tani atë të Shkollës “Pashko Vasa” – Grupçin.

Ky vendim, si ato parapraket, jo vetëm që është i paligjshëm në përmbajtjen dhe arsyetimin sepse nuk precizon shkeljet ndërkohë që anashkalon rolin e Inspektoratit të Arsimit, por është edhe një abuzim dhe shfrytëzim i pushtetit në stilin e despotit për të rehatuar militant partiak, duke filluar kështu një rrugëtim drejt një shkatërrimi të plotë të arsimit në kurriz të nxënësve.

Rikujtojmë Blerim Sejdiun se roli i Kryetarit të Komunës është të ushtrojë kompetencat e tij në harmoni me ligjet dhe duke mos cënuar rolin dhe përgjegjësinë e institucioneve të tjera. Për tejkalime të kompetencave dhe abuzim të funksionit do të përballesh me drejtësinë sepse ti nuk je Sulltani i Komunës por Kryetari i saj.

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Zhelinë do të përdorë të gjitha mekanizmat politik dhe ligjorë për të dënuar dhe denoncuar këdo që qoftë edhe nga mosdija nuk respekton pushtetin e ligjit.