Maqedonia ka natyrë të bukur, megjithatë vetëm dashuria për natyrën dhe pasioni nuk mjaftojnë për zhvillimin e aktiviteteve bjeshkatare si dhe për vetëdijesimin e njerëzve nga përfitimet fizike, shpirtërore dhe ekologjike nga këto aktivitete. Bjeshkëtaria përgjithësisht në trojet shqiptare ka marr hov të madh, ku veprojnë një numër i madh klubesh të cilat organizojnë aktivitete të ndryshme bjeshkatare.

Vështirësitë por gjëja kryesore është masivizimi dhe unë bëj thirrje këtu në Maqedoni që kush ka mundësi ti mbështes shoqatat shqiptare për të rritur masivitetin. Duhet patjetër të ketë mbështetje institucionale si nga pushteti vendor ai qendror dhe bizneset – deklaroi  Artur Guni, Shqipëri.

Bjeshkatarët dhe alpinistët nga gjithë trojet shqiptare u bënë bashkë në Shkup, për të përmbyllur aktivitete e tyre për vitin që lemë pas.

SHBE Shkupi dhe gjithë shkupjanet e kemi nderin ti presim bjeshkatarët dhe alpinistët nga të gjitha trojet shqiptare. Ne jemi tubua këtu ti këmbejmë përvojat dhe ti rikujtojmë arritjet tona – tha  Jashar Hirda, kryetar i SHBE-Shkupi.

E pranishme në takimin përmbyllës për këtë vit të bjeshkatarëve të të gjitha trojeve shqiptare ishte edhe Uta Ibraimi, që shkeli çatinë e botës, majën e Eversetit 8848 metra të lartë. Uta i porositi të gjithë femrat që për jetë sa më të mirë e të shëndetshme të merren me bjeshkëtari.

Ekspedita e Everestit dhe majës tjetër nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen dhe dashurinë që ma kanë dhënë bjeshkkatarët gjatë gjithë kohës. Ju them të gjitha vajzave nga të gjitha trojet shqiptare se jeta në natyrë është shumë ma e mirë dhe ma e shëndetshme dhe i stimulojë ato të merren sa më shumë me bjeshkëtari – u shpreh Uta Ibraimi, alpiniste.

Edhe përkundër vështirësive me të cilat u përballën në 2017 -tën  bjeshktaria shqiptare u vlerësua si e suksesshme pasi gjatë këtij viti bjeshkatarët shqiptar pushtuan disa nga majat më të lartë në Evropë dhe botë si dhe për herë të parë në histori Mont Everesti u shkel edhe nga dy femra shqiptare./Alsat-M