Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Xhafzotaj, ku një 41-vjeçar ka tentuar që të vetflijohet.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije se shtetasi me inicialet A.H pasi theu xhamat e lokalit të tij tek ‘4 rrugët e Shijakut’ tentoi të pinte lëndë helmuese. Pasi u njoftua për rastin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa nisi hetimet. Ndërkohë, 41-vjeçari ndodhet në spital, ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:
Më datë 29.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 41, banues në Xhafzotaj, pasi dyshohet se, në Katër-Rrugët e Shijakut, ka thyer xhamat e lokalit të tij dhe ka tentuar të pijë lëndë helmuese, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.