Ai është pronar i një firme private, por me profesion është inxhinier.

Quhet Miri dhe është nga Tirana. Ai ka kërkuar sot përmes emisionit “Aldo Morning Show” një njohje.

Siç tha vetë telefonuesi, kërkoi një vajzë, ndërkohë mënyra e pasjellshme me të cilën kërkoi njohje, e bëri drejtuesin e emisionit t’i ndërpresë telefonatën.

“Jam Miri nga Tirana. Unë jam inxhinier në një firmë ndërtimi, jam pronari i firmës, s’jam ai nivel që të bëj punëtorin. Unë desha të njihem me ndonjë gocë të bukur, që i bie çiftelisë bukur”, tha Miri.

Më poshtë keni bisedën e plotë.