Të paktën 28 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 26 janë lënduar në një zjarr që shpërtheu sot në një fitnes qendër në qytetin koreanojugor Çeçon.

Zjarri ka shpërthyer në saunën e fitnes qendrës e cila ka qenë në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa pastaj është përhapur nëpër gjithë ndërtesën tetëkatëshe.

Mbi 50 zjarrfikës me 49 automjete po intervenojnë që të shuhet stuhia e zjarrit. Janë dërguar edhe dy helikopterë zjarrfikës.

Zjarri pothuajse është vënë nën kontroll.