Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami i shoqëruar nga anëtari i kryesisë qëndrore dhe drejtor i departamentit për punë të jashtme Kastriot Rexhepi takoi ambasadorin e Mbretërisë të Holandës z.Vouter Plomp.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend dhe për periudhën me rëndësi për vendin në të ardhmen drejt integrimit në NATO dhe BE. Kryetari Kasami ripërsëriti mbështetjen e proceseve reformuese në vend dhe rolin konstruktiv të Lëvizjes Besa edhe në të ardhmen përmes grupit parlamentar. Në takim u informua edhe për aktivitetet përgatitorë për kongresin e Lëvizjes Besa që do të mbahet në Shkurt në vitin 2018.

Të dy palët u pajtuan se kontaktet dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen.