Para se të mendojmë për pozicionet ministrore, ne mendojmë për kursin e shtetit, pozitën e e shqiptarëve në Maqedoni, por gjithsesi se jemi në komunikim me kryeministrin edhe kur të ulemi të bisedojmë për çfarëdo pozicioni të BESËS në qeverinë e ardhshme, së pari do kishim biseduar për kursin, pastaj për resorët që BESA do t’i kishte marrë, thotë kryetari i BESËS, Bilall Kasami në intervistën javore për REL.

“…kjo qeveri patjetër të pastrojë me krimin e qeverisë së mëparshme. Në këtë drejtim ne përshëndesim veprimet dhe vendosmërinë e kryeministrit të pastrojë me ato ndodhi, veçmas të 27 prillit që ishin njollë e zezë e demokracisë. Inkurajojmë kryeministrin që hapat e ardhshëm të jenë në pastrimin e elementeve problematike që janë pjesë e qeverisë së tanishme, e që ishin pjesë e qeverisë së kaluar”, ka thënë Kasami