Numri i azilkërkuesve në Gjermani, ka rënë për vitin e dytë me radhë, pas fluksit masiv që arriti kulmin në vitin 2015, deklaroi qeveria gjermane, raportojnë mediat gjermane.

“Besoj se në total ka më pas se 200 mijë emigrantë”, citohet të ketë thënë ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere për “Bild am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.

Në vitin 2015, numri i azilkërkuesve arriti në 890 000, ku përveç vendeve të luftës, shumë qytetarë erdhën edhe nga Ballkani, derisa u mbyll kufiri.

Ardhjet e azilkërkuesve të rinj në Gjermani ranë në vitin 2016 në rreth 280 000 azilkërkues.

Kancelarja gjermane, Angel Merkel nën presion të madh, ka bërë që gjatë një viti të ketë maksimum 200,000 refugjatë.

Deri në fund të nëntorit, numri i azilkërkuesve të rinj në Gjermani ishte rreth 173,000.