Është betuar në kushte ekstreme dhe mes tymueseve Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

Gramoz Ruçi: Unë do të lexoj tekstin e betimit dhe zonja Marku do të deklarojë betohem. Teksti i betimit: Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do ti qëndroj kurdoherë besnik kushtetutës së Rep shqi, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale.

Arta Marku: Betohem!

Gramoz Ruçi: Seancën e deklaroj të mbyllur.

Mazhoranca me votat e saj ka zgjedhur kryeprokuroren e re Arta Marku e cila është zgjedhur me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim.