Real Betisi raportohet se dëshirojnë të transferojnë Gabriel Barbosan.

Sipas Corriere dello Sport, trajneri i Betisit, Quique Setien, është një admirues i talentit të anësorit brazilian, të cilin tash e disa kohë ai është duke e ndjekur.

Setien kishe provuar të sjell lojtarin edhe kur ishte pjesë e Las Palmas, por nuk kishte arritur.

Lojtari aktualisht është i huazuar te Benfica nga Interi, por te klubi portugez nuk ka treguar diçka pozitive dhe kështu prite të rikthehet te klubi italian.

U raportua se kthimi në Brazil, te Santos, është një mundësi reale në janar, por tani me Betisin në garë, gjërat mund të ndryshojnë.

21-vjeçari u transferua te Interi në vitin 2016 për 29.5 milionë euro, por nuk kishte shumë hapësirë për të treguar vetën.

Betisi është një mundësi, por fillimisht huazim me drejt blerje.