Ledri Vula është njëri nga reperët më të pëlqyer shqiptar dhe njëherësh ndër më të suksesshmit.

Çdo këngë që ai publikon suksesin e ka të garantuar dhe vazhdon të jetë emër shumë i kërkuar, shkruan lajmi.

Për dallim prej shumë artistëve të tjerë, të cilët synim e kanë tregun e huaj, tek Ledri ende nuk është parë një synim i tillë.

Menaxheri i tij, Faton Shoshi ishte i ftuar në emisionin “Thumb”, në të cilin zbuloi një sekret të Ledrit.

Ai tha se Ledrit kohë më parë i ka ardhë një ofertë që të bëj një duet me këngëtaren e njohur Iggy Azalea, por ai ka refuzuar, me arsyetimin se është mirë në tregun shqiptar dhe nuk synon atë të huaj.

Ndiqeni videon nga minuta 10:20 dhe mësoni se çka thotë Fatoni për Ledrin.

Image