Kisha katolike, kishat protestante dhe anglikane, si dhe disa kisha ortodokse të cilat pranuan llogaritjen e re të kohës sipas Kalendarit gregorian sot festojnë Krishtlindjet.

Papa Françesku, mbrëmë, në natën e Buzmit, e krahasoi udhëtimin e Marisë dhe Josifit në Bethlehem me migrimet e sotme të miliona njerëzve të cilët janë të detyruar t’i braktisin shtetet e veta për shkak të një jete më të mirë apo vetëm për të mbijetuar dhe shfaqi shpresë se askush nuk do të ndjehet “sikur për të të mos ketë vend në këtë botë”.

“Krishtlindjet janë koha kur fuqia e frikës duhet të shndërrohet në fuqi të mëshirës”, theksoi Papa Fraançesku. Ai sot për krishtlindjet katolike, nga Bazilika në sheshin e Shën Pjetrit në mesditë do të dërgojë porosi tradiscionale krishtlindjesh për “qytetin dhe botën” (Urbi et Orbi).