Ka nisur nata finale e edicionit të 19 të “Kënga Magjike” ku pritet të ketë shumë emocione e surpriza.

Mbrëmja u hap nga Ardit Gjebrea dhe dy prezantueset Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla.

Më pas në skenë u shfaqën edhe Bes Kallaku dhe Erion Isai të cilët ndryshe nga dy mbrëmjet gjysëmfinale, sot dolën në skenë të qetë, pa humor, pa batuta.Ata u shprehën se që prej të enjtes kanë menduar si mund të bënin diçka ndryshe, por nuk ja kanë dalë të gjejnë diçka.

“Vetëm me dal me fuck na kishte ngel”, tha Besi. Ardit Gjebrea u habit dhe e pyeti Besin se çfarë tha ndërsa aktori i humorit pranoi se u shpreh gabim, ndërsa prezantueset e rregulluan duke i thënë se thuhet “frak”