Silvio Berluskoni është rikthyer të flasë për çështjet në klubin e Milanit. Ai flet për gjendjen aktuale të Milanit, duke i dhënë edhe disa këshilla trajnerit Gattuso dhe tregon se cilët janë lojtarët më cilësore të Milanit sipas tij.

Kohët e fundit nuk e kam ndjekur Milanin, por më bëhet qejfi për emërimin e Gattusos. Gjithsesi, skema me një sulmues nuk të çon asgjëkund dhe nëse Rino dëshiron të ketë sukses, duhet të luajë me 2 sulmues dhe Bonaventurën pas tyre. Mendoj se ky i fundit, së bashku me Suson dhe Donarumën janë tre lojtarët më cilësorë të ekipit”, u shpreh presidenti legjendar i Milanit.