Në vend të gjashtë orëve, udhëtimi i trenit nga Berlini në Mynih do të zgjasë katër orë. Treni mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrash në orë. Rruga e re, e cila është më moderne në vend, është ndërtuar për 10 vjet. Gjatësia e të gjithë 26 tuneleve janë 57 km dhe janë ndërtuar 37 ura, shkruan Albinfo.ch

Sipas kancelares gjermane Angela Merkel, shërbimi i ri me shpejtësi të lartë ofron “mundësi tepër të larta dhe mund të matet nga transporti ajror me atë rrugor”.

Treni me shpejtësi të lartë, në vijën e 623 km, duhet të shkurtojë udhëtimin për një të tretën, nga gjashtë deri në katër orë dhe të rrisë numrin e udhëtarëve në mes të metropolit gjerman në jug dhe në veri. «Deutsche Bank» pret 3.6 milionë pasagjerë çdo vit.