Melburn Viktori dhe sulmuesi Besart Berisha kanë arritur gjuhën e përbashkët për të shtuar kontratën me edhe një vit tjetër.

Me marrëveshjen e re Besarti do të jetë një lojtar i Melburnit deri në sezonin 2018-2019. Lajmi u zyrtarizua nga klubi australian përmes një njoftimi në faqen zyrtare ditën e sotme.

Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpreh se ambienti në klub ishte një ndër arsyet kryesorë që e bënë të merrte këtë vendim.

Besimi që kam te trajneri dhe klubi është një arsye e madhe se pse rinovova. E kam shijuar të luajturit për këtë klub që ditën e parë që erdha dhe të luash përpara këtyre fansave është një privilegj i madh. Dua të bëjë historinë më këtë klub”, u shpreh pas firmosjes së kontratës Berisha.