Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu, duke thënë se ishte një akt i paprecedentë që ai nuk tha asnjë fjalë për gjakosjen e deputetes së re të LSI-së Floida Kërpaçi, e cila u godit nga policia ditën e djeshme gjatë protestës së opozitës në ambientet jashtë parlamentit të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin 360 gradë në Oraneës, Berisha tha se Lu e ambasadorja e BE-së Vlahutin janë në konflikt të hapur interesi, pasi ata janë dy ndër personat e tjerë që po mbrojnë kryeministrin Edi Rama dhe veprimet e tij antiligjore.

Madje Berisha ka akuzuar edhe paraardhësin e Lu, ish ambasadorin Arvizu, duke thënë se ish diplomati dilte në foto e ndihmonte në zgjedhje dy ish deputetët socialistë Mark Frroku e Arben Ndoka, të dy këta shtetas me precedentë dhe dosje në gjykatat e vendeve të BE-së.

Për më tepër lexoni debatin mes Berishës e gazetarit Artu Zheji:

Gazetari Zheji: Të dëgjojmë se çfarë ka thënë ambasadori Lu për këtë gjë…

Berisha: Në konflikt të hapur interesi. Lu dhe Vllautin, që është e vërtetë që ata përfaqësojnë SHBA dhe Evropën, por është aq e vërtetë që ata janë dhe përfaqësues të Edi Ramës në SHBA e BE. Kanë tejkaluar çdo lloj kufiri që ata janë në mbështetje të Edi Ramës.

A u dhunua një deputete, a tha një fjalë Shkëlqesia e tij? Stha një fjalë! Nuk kishte një akt më të shëmtuar se përgjakja e një deputeteje! E shikon me këtë optickë sepse ai ka një njëanësi ekzemplare.

Zheji: Po pse?

Berisha: A të kujtohen dy deputetë të Ramës, njëri Mark Frroku e tjetri Arben Ndoka… paraardhësi i ambasadorit ka bërë postera me këta të dy

Zheji: Zoti Lu?

Berisha: Jo paraardhësi, zoti Arvizu. Ka bërë postera me Mark Frrokun, mbushi Pukën dhe me Arben Ndokën, mbushi Lezhën.

Përgjakja e deputetes nuk mund t’i kalonte asnjë ambasadori!