Ish-Kryeministri Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Kryeprokurores së seancën e djeshme parlamentare, ndërsa tha se në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm u zgjodh Edi Rama.

“Nuk ka asnjë emër, këtu është vetëm Edi Rama për tu bërë kryeprokuror, për të mbyllur dosjen Tahiri, sepse është dosja Rama. Kur përdorja termin narkoshtet, isha i vetmuar. Sot narkoshtet përdoret universalisht për Shqipërinë. Vijmë këtu.

Nuk ka një specialist të vetëm në Shqipëri, majtistë të thekur, që e kanë quajtur normale këtë zgjedhje.

Arta Marku ka vetëm një qëllim që të mbyllë dosjen Tahiri, që në fakt është dosja Edi Rama”, tha Berisha.