Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me statistikat e deklaruara mbi numrin e personave të vrarë përgjatë 2017-ës. Berisha e cilëson si një mashtrim të paskrupullt të narko-policisë pretendimin se kanë ndodhur gjithsej 54 vrasje.

Komenti i ish-Kryeministrit

Përgjigje ndaj një mashtrimi të paskrupullt të narko-policisë!

Të dashur miq, në disa portale të njohura, narko-policia nëpërmjet agjentëve civil dezinformon qytetarët, për llogari të çunave te krimit, statistikën e vrasjeve në 12 muaj me pretendimin se ato janë gjithsej 54 vrasje.

Ky është absolutisht një trillim i mirëfillte.

Një statistikë e rregullt fakton me datë dhe ditë se deri në fund te gushtit ka patur:

– 53 të vrarë me armë zjarri dhe të ftohta si dhe

– 83 të vetëvrarë, nga të cilët 11 janë të vrarë por të shpallur nga çunat e krimit si të vetëvrarë.

Statistika e narko-policisë është e vërtet në raste se ajo fakton se në 4 muaj është vrarë vetëm një person. Mashtrim i turpshëm!