Mund të thuhet se Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema kanë qenë paksa të pafat këtë sezon në La Ligën spanjolle.

Pas 16 javëve të para në ligë, dyshja madrilene ka shënuar shumë pak gola krahasuar me si jemi mësuar t’i shohim në sezonet e kaluara, transmeton Express.

Por, Ronaldo dhe Benzema më shumë e kanë goditur shtyllën, 8 herë së bashku, se që kanë shënuar gola.

Ronaldo i ka shënuar 4 gola, por e ka goditur shtyllën 5 herë.

Benzema i ka shënuar 2 gola dhe e ka goditur shtyllën 3 herë