Benxhamin Perks është përfaqësues i UNICEF-it në Maqedoni. Në Maqedoni ka ardhur në korrik të këtij vitit nga Mali i Zi, ku ka punuar si përfaqësues i organizatës botërore mbi pesë vjet.

Në intervistën për MIA-n, Perks thekson se Maqedonisë i nevojitet reformë sistemore në arsim dhe se UNICEF-i do t’i mbështesë reformat në vend në këtë sferë, por gjithashtu, në vitin 2018 do të mbështesin aktivitete lidhur me planin e veprimit për foshnjat sapolindura, me programet për parandalim dhe gjithëpërfshirje apo inkluzion, për përmirësimin e përkujdesit të fëmijëve në familje dhe birësimin, me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe mospërfillja në familje si dhe dhuna  online.