Crystal Palace po kalon një periudhë të vështirë në Premier League këtë sezon. Ekipi londinez po “lufton” këtë vit për të mos rënë nga kategoria dhe gjendja nuk është një nga më të mirat e mundshme.

Problemet po shfaqen edhe jashtë fushe. Ylli i këtij ekipi dhe ndoshta lojtari më i rëndësishëm i ekipit, Jason Puncheon, është arrestuar pas një sherri të ndodhur në një bar në Londër.

Policia i ka gjetur mesfushorit një armë, të cilën ai e mbante pa leje. Ai është akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publikë. Lojtari është liruar me kusht dhe do paraqitet në gjyq në datën 5 janar.