Bella Hadid iu bashkua një protestë në Londër kundër vendimit të fundit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky i fundit ka marr vendim që SHBA-të të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kjo ka bërë që të shpërthejnë protestat anembanë globit duke përfshirë edhe kryeqytetin britanik të Londrës.

Ajo marshoi me demonstruesit për disa minuta para se të largohet me veturën të drejtuar nga një shofer personal.

Modelja, e cili është ka babanë palestinez dhe nënë holandeze, mori pjesë në protestë e veshur me një fustan të ngushtë të kuq.

Qindra britanikë iu drejtuan ambasadën amerikane në Londër për të protestuar ndaj vendimit të Presidentit Trump.

Protestat janë pjesë e një reagimi global ndaj lëvizjes së Trumpit, ndërsa protestuesit e zemëruar u janë bashkuar mitingjeve anembanë globit pasi grupi Hamas bëri thirrje për një “protestë zemërimi”, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan.

Theksojmë se protestat janë përhapur në Gjermani, Indonezi, Liban, Malajzi dhe shumë shtete të tjera.