Ndeshja e parë e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë midis rivalëve të mëdhenj Shkëndija dhe Vardari do të zhvillohet më 21 shkurt në Shkup, ndërsa revanshi do të zhvillohet në Tetovë më 7 mars.

Fituesi prej ndeshjes do të jetë gjysmëfinalisti i fundit në këtë Kup pasi paraprakisht u plasuan akademia Pandev, Renova dhe mbrojtësi i trofeut Pelisteri.

Duelet midis Vardarit dhe Shkëndisë do të zhvillohen në pjesën pranverore të sezonit për arsye se ekipi i Vardarit për shkak të obligimeve në Ligën e Evropës nuk kishte mundësi për shkak të përputhjes së termineve të zhvillojë ndeshje edhe në Kupën e Maqedonisë.