Në estradën tonë kemi disa raste kur janë më shumë se një artist nga një familje.

Një rast i tillë është me motrat Greta dhe Eni Koci të cilat pëlqehen shumë në publik.

Eni së fundi ka postuar një fotografi në Insta-Story me të cilën i ka ‘dedikuar’ disa fjalë motrës së saj, Gretës.

Postimi kishte të bënte me mbushësit e telefonëve dhe shkruhej “Kur mbushësi juaj i Iphone-it është prishur, por motra juaj ka një që punon”.

Me shaka, Eni e kishte etiketuar Gretën duke i thënë “@gretakoci1 Ma nxin jetën”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Eni është “Shi bie në Tiranë”, të cilën e solli në bashkëpunim me të dashurin e saj, Genc Prelvukajn.