Komisioni Europian ka ndërmarrë një hap të paparë për të imponuar sanksione mbi Poloninë lidhur me ligjet gjyqësore që kanë shkelur vlerat themelore demokratike të Evropës.

Ministri polak i drejtësisë Zbigniew Ziobro konfirmoi vendimin e marrë nga Brukseli.

Sipas atij Komisioni evropian zbatoi zyrtarisht  Nenin 7, një procedurë që përfundimisht mund të çojë në humbjen e të drejtës së Polonisë për të votuar.

Varshava  përveç kësaj, pritet të humbë miliarda euro, të cilat i merr në formë ndihmash nga fondet e Unionit