Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit vazhdon të mos sillet si Kryetar Komune por të merr rolin e Prokurorit Publik. Që nga marrja e detyrës, internoi jashtë çdo norme ligjore dymbëdhjetë administatorë profesionistë në Ndërmarrjen Publike Komunale, duke i zëvendusuar ata me ushtarë partaikë dhe duke bërë punësime të përkohshme jashtë rregullave ligjore.

Bëri largimet nga puna të punonjësve në Çerdhet publike të qytetit dhe Ndërrmarrjen Publike për Parkingje dhe Gjelbërim, po ashtu, duke i zëvedësuar me ushtarë partiakë.

Në kundërshtim me ligjin shkarkoi drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme publike, edhe pse, ato kishin mandat për të drejtuar me institucionet arsimore.

Që ironia të mos njeh kufi, refuzoi zgjedhjen demokratike të Kyesuesit komunal, Dr. Nasir Musliu i cili u rikonfirmua sot me 17 vota për nga shumica e konsoliduar e Këshillit të Komunës së Gostivarit.

I gjendur në rrugë pazgjidhje në llogjikën e veprimit të tij, dhe në tentim për të mbuluar dështimet  Taravari vazhdon avazin e shpifjeve dhe veprimeve antiligjore. Sot përmendi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale. Nëse ai nuk do të mund të realizon programin investues dhe nuk do të mund të realizon premtimet që i tha por që nuk i pamë në letër, atëherë le të jep dorëheqje dhe atëherë do të shkohet në zgjedhje të parakohshme lokale.

Duke e parë që këto veprime antiligjore dhe antistaturare po bëhet me vetëdije nga ana e tij, jemi të obliguar që të inicojmë procedurë adekuate dhe të denoncojmë në institucionet kompetente shkeljet ligjore që po bëhen nga ana e Kryetarit aktual të Komunës së Gostivarit, me qëllimin e vetëm që të mbrojmë qytetarët e Gostivarit nga qeverisja antiligjore e tij.

E kujtojmë atë që Keshilli i Komunës së Gostivarit do të vazhdon të funksionin katër vite të plota aq sa e ka mandatin, sepse paraqet vullnetin e  shumicës së qytetarëve të Komunës së Gostivarit. Këshilli Komunal ka legjitimitet të plotë dhe ka shumicë tashmë të konsoliduar, thuhet në kumtesën e Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Gostivar