Bayerni e ka mposhtur 1:0 Stuttgartin.

Bayern Munich ka marrë tri pikë me shumë vështirësi në xhiron e 17’të në Bundesliga, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi Thomas Mueller në minutën e 79’të.

Portieri Sven Ulreich, që po e zëvendëson Manuel Nuerin, ishte heroi për ekipin gjerman, pasi mbrojti një penalti në fund të ndeshjes.

Bavarezët tani kanë grumbulluar 41 pikë, 11 më shumë se përcjellësi më i afërt, Schlake.