Sandro Wagner do të jetë nga 1 janari futbollist i Bayernit të Mynihut. Pasi kaloi vizitat mjekësore, 30-vjeçari i Kombëtares gjermane, i cili ishte pjesë e Hoffenheimit, firmosi një kontratë që do ta mbajë të lidhur me kampionët e Bundesligës deri në qershor të 2020-ës. Wagner do të mbajë veshur fanellën me numër 2.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, u shpreh shumë i gëzuar për këtë afrim të ri, duke kujtuar se nën urdhrat e Jupp Heynckes vihet një tjetër element i rëndësishëm i “Pancerave”.

“Ne jemi të bindur që Sandro do ta rritë cilësinë e skuadrës me klasin dhe eksperiencën e tij”, e mbylli prononcimin e tij Salihamidzic.