Vdekja e hershme e aktorit Blerim Pecit ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Aktori i shumë roleve humorisitike ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ai ishte i martuar me aktoren e njohur Afërdita Sopjanin, me të cilën ka dy fëmijë.

Afërdita ka shkruar disa rreshta emocionale duke bërë të ditur edhe ditën e varrimit të aktorit.

“Te Allahut jem dhe te ai do të kthehemi! Edhe pse….e rëndë , s’mundem me përshkruar….por , kjo është jeta! Gjithmonë në zemrat tona! E di që do na ruash nga lart! Varrimi i Blerim Pecit bëhet sot me Aksham në varrezat e Shipolit në Mitrovicë!”, ka shkruar Afërdita në Facebook.

Ndryshe, edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryediplomati, Behgjet Pacolli i kanë shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të aktorit të ndjerë, Peci.