Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat nga selia blu.
Pas protestës së djeshme ai ka folur për zgjedhjen e kryeprokurore së re.
Basha deklaroi me bindje se Edi Rama ka bërë një puç kushtetues.
“Dje u konsumua një puç kushtetues. Vendi është në një spirale informaliteti.
Qëllimi ishte vetëm kapja e një kryeprokurori politik që mbyll dosjet e krimit të Ramës.
Ka vetëm një dhunim dhe shkatërrim, ai është shkatërrimi dhe dhunimi i Kushtetutës. Shqipëria mund të ketë dy standarde.
Standard duhet të jetë vetëm ai perëndimor, ai amerikan”, -tha Basha.