Kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë mbrëmjen e sotme në studion e ‘Opinion’ se fati i Edi Ramës është vulosur. Sipas tij, të gjitha këto zhvillime kanë bërë që e ardhmja e Ramës të jetë e shkurtër.

‘Fati i Edi Ramës është vulosur. Detyra e opozitës tani është që të bëhet gati për zgjedhje të lira dhe demokratike. Zgjedhje të pablera’, tha Basha përballë gazetarit Çim Peka.

Sipas Bashës, ‘opozita ka për detyrë që të denoncojë krimin dhe të mos bëhet pjesë e të keqes’.