Nga një prej futbollistëve më të dështuar në verën e vitit 2016, te një ndër më të mirët e vitit 2017. Në 12 muaj Luis Alberto ka bindur të gjithë për vlerat e tij, madje duke marrë dhe trofeun e lojtarit më të mirë të muajit në ekipin e tij.

Rritja e brazilianit është e dukshme gjatë këtij sezoni. Ndërkohë që së fundmi në skenë ka dalë dhe Barcelona, e cila është e gatshme për ta blerë në verën e ardhshme.

Ai  kërkon një shumë të majme financiare për futbollistin. Katalanasit nuk janë të gatshëm të paguajnë për futbollistin që e kanë pasur dikur nën pronësi te skuadra e dytë.

Kjo ka bërë që mes palëve të ketë një luftë të hapur në distancë.

Gjithsesi Igli Tare ka ditur gjithmonë të luajë në transferime dhe të marrë atë shumë financiare. Alberto i ka kushtuar Lazios 4.5 milion euro.